|
Fjala pershendetese e Fondit Humanitar me rastin e hapjes te Diteve te Kultures dhe te Sportit ne Tuz
Te nderuar zonja dhe zoterinj, Fondi Humanitar MALESIA, me perfaqesuesit e vet ketu midis jush, vjen ne kete manifestim kuluror dhe sportiv me deshirat dhe urimet me te sinqerta per nje aktivitet sa me solid dhe te suksesshem. Ne besojme se kjo eshte nje rruge e mire, e mbare, e cila hedh hapat per vendosjen e nje dimensioni te ri drejt nje afirmimi me te mire te vlerave tona kulturore dhe sportive. Kjo njeherit eshte nje pasqyrim i perpjekjeve te gjithe neve, kudo qe jemi, ne vendlindje apo jashte saj, per te kristalizuar dhe konvergjuar aspiratat tona per nje shoqeri moderne, ku individi do te gjeje shprehjen e tij te plote si krijues dhe performues. Ky aktivitet kulturor dhe sportiv paraqet gjithashtu nje potencim te diversitet kulturor, sportiv dhe gjuhesor ne vend te homogjenizimit total, duke theksuar vlerat tona te perbashketa tradicionale njerezore dhe ndryshueshmerine si baze per nje zhvillim te shendoshe dhe krijim te nje ndergjegjeje te paster ndaj gjeneratave te cilat do te vijne me pas. Ne jemi te vetedijshem se trendet asimiluese jane ubikvite, ato jane me te theksuara jashte atdheut, jashte vendlindjes, por ato jane me te renda dhe alarmuese kur ato gjejne indiferencen dhe perkrahjen ne vatrat tona stergjyshore, duke rrezikuar te gjitha perpjekjet tona per te pasur nje te ardhme te sigurt krah per krah kombeve me te vjetra te rruzullit tokesor. Shqiptaret te cilet jetojne jashte vendlindjes, posacerisht ata te cilet jetojne ne Shtete te Bashkuara te Amerikes kete aktivitet kulturor dhe sportiv e shohin si ure lidhese drejt vendlindjes se tyre. Prandaj, nuk eshte e habitshme edhe perkrahja te cilet ata japin ne organizimin e ketij manifestimi, kjo eshte e nje rendesie me te madhe duke patur parasysh edhe faktin se infrastruktura per zhvillimin e kultures, artit dhe sportit ne rajonin tone gjendet akoma ne shkallen rudimentale. Fondi Humanitar MALESIA me seli ne New York eshte themeluar ne fillim te vitit 1993 duke u udhehequr nga parimi human "Njeriu per njeriun dhe solidaritetin", qe u shfaq per vite me radhe ne aktivitet tona humanitare, edukative dhe kulturore. Fondi Humanitar MALESIA program kryesor te tij ka arsimimin dhe edukimin. Edukimi dhe arsimimi jane premise drejt nje shoqerie me te hapur, me te pasur, drejt nje kombi me te shendoshe dhe me jetegjate. Gjate diteve te ardhshme ne mesin tone do te pasqyrohen vlerat dhe traditat tona te trashiguara per shume gjenerata te cilat jane te lidhura ngusht me shkallen e edukimit individual apo kolektiv tonin. Te nderuar personalitete te artit, kultures dhe sportit, Ne pese ditet qe vijojne ju do te keni mundesine te shfaqni krijimtarine tuaj ne pikture, letersi, folklore, kinematografi etj. Ky eshte rast i mire qe ne te njihemi me mire me krijimtarine tuaj, kjo eshte po ashtu nje rast i shkelqyer per ju per te shkembyer ide dhe per te mesuar me shume per problemet dhe hallet me te cilat bartesit kultures se rajonit ballafaqohen. Ne besojme se shpirti juaj artistik do te arrije te celi horizonte te reja ne rrafshin e artit dhe kultures para se gjithash tek gjeneratat e reja te ketij rajoni. Edhe nje here, ne ju urojme dhe ju deshirojme nje prezentim sa me denjesor, jo vetem gjate ketyre diteve por edhe ne evenimentet dhe skenat e tjera kombetare dhe nderkombetare. Te nderuar pjesemarres, Ne vertete kemi bere sponzorimin e Diteve te Kultures dhe Sportit, por meriten kryesore per kete eveniment e ka Keshilli Organizues i cili do te ndiej barren kryesore ne menaxhimin e ketij manifestimi, mirepo te sigurt ne nje pjesmarrje tuajen aktive dhe masovike urojme qe ky manifestim te jete sukses dhe inspirim per manifestime te tjera ne te cilat Malesia jone te jete e bashkuar dhe aktive. Ju falemnderit per vemendjen! Fondi Humanitar MALESIA |