20 tetor 2012

INTERVISTE NARRATIVE E KRYETARIT MARK BERISHAJ DHENE MEDIAS ELEKTRONIKE

Fondi Humanitar "Malesia" shembull dhe promotor i bemiresise
aut. Driton Sinishtaj, 19 tetor 2012

Malesia e Madhe eshte nje krahine e cila ne historin e popullit tone konsiderohet si nje treve ku u misheruan virtytet me te bukura kombetare: trimeria, besa, bujaria, mikepritja, atdhedashuria, folklori, eposi i kreshnikeve dhe gjuha ametare. Gjithe ky visar eshte shkrire ne shpirtin e popullit duke rritur fuqin e kombit tone, komb per te cilin historianet, studiuesit dhe shkrimtaret e huaj e vleresuan ne kronikat dhe udhepershkrimet e veta kur paten rastin te shtegtojne gjate shekujve ne trojet e te pareve tane. Vlen te theksojme se ne thesarin e ketyre virtyteve te trashiguara nga stergjysherit tane spikasin fuqishem vecorite e ndjeshmerise, humanizmit dhe te bemiresise.

Si popull i lashte qe jemi keto vecori jane ngulitur ne qenien, genin dhe gjakun tone qe shekujt i percollen brez pas brezi per te ardhur te paprekura deri ne ditet e sotme. Nuk eshte aspak rastesi qe nga gjiri i popullit tone lindi bija jone, e veneruara Nena Tereze, humanistja me zemermadhe ne historine e njerezimit dhe e lauruar me cmimin Nobel. Ne vijimesine e kesaj tradite, nje grup mergimtaresh nga treva e Malesise te vendosur ne hapesiren e Nju Jorkut, te frymezuar nga ndjenjat humanitare, para njezet vitesh themeluan Fondin Humanitar "Malesia". Qe nga ajo dite dhe deri me sot, anetaret qe aderojne ne kete organizate vazhduan punen me pasion dhe perkushtim, duke mos rreshtur asnjehere veprimtarine e vet fisnike ne favor te kauzes se bemiresise, pa ngurruar tu shtrijne doren e ndihmes atyre qe paten nevoje.

Me siguri se kur permendet emri i Fondit Humanitar "Malesia", pjesa me e madhe e mergimtareve tane ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por edhe ajo pjese e popullit tone qe jeton ne trojet e veta autoktone ne Mal te Zi, jane te njohur me kete emer. Do te thoja se me se miri kete organizate e njohin studentet e Malesise te cilet per cdo vit aplikojne prane kesaj organizate per asistence bursore. Per Fondin Humanitar "Malesia" eshte shkruar dhe folur shume pak, prandaj edhe vet studentet te cilet kane shfrytezuar shumen me te madhe te fondeve te kesaj organizate, nuk jane te informuar aq sa duhet mbi punen, veprimtarine dhe menyren e funksionimit te kesaj organizate. Per kete arsye une si nje nder 300 studentet malesore perfitues te burses gjate studimit tim ne Tirane, vendosa qe nepermjet nje bashkebisedimi vellazeror me Kryetarin e Fondit Humanitar "Malesia" Mark Berishaj, te bisedojme rreth zanafilles, historikut dhe ecurise te kesaj organizate.

Fondi Humanitar "Malesia" eshte organizate joqeveritare, jofitimprurese, e udhehequr nga parimet humane, e perkushtuar per te ndihmuar arsimin, kulturen dhe parimet demokratike. Fondi Humanitar "Malesia" eshte i perqendruar ne promovimin e arsimit duke marre parasysh se arsimi eshte shtytja jone drejt perparimit, progresit dhe emancipimit si ne aspektin shoqeror po ashtu edhe ne ate kombetar. Mu per kete qellim eshte munduar qe nepermjet ndarjes se nje numri te konsiderueshem bursash te ndihmoje arsimimin dhe ne te njejten kohe t'i ndihmoje studentet ne perballjen e veshtiresive financiare qe kane gjate periudhes se studimeve. Edhe pse ne fokus eshte promovimi i arsimit, ky Fond gjate rrugetimit njezet vjecar eshte munduar te perkrah individe per tu mjekuar dhe ka ndihmuar shume familje qe kane hasur ne veshtiresi ekonomike ne Malesi. Gjithashtu kjo organizate ka perkrah edhe veprimtarine politike te popullit tone ne perpjekjet e veta per realizimin e te drejtave kombetare dhe qytetare.

Fondi Humanitar "Malesia" pervec kryesise se vet, ka edhe nje numer te konsiderueshem anetaresh dhe dita dites eshte ne perpjekje e siper per shtimin e anetareve te rinje. Per kete z. Berishaj u shpreh se gjate vitit te kaluar kane patur anetaresime te reja dhe per momentin interesimi per tu aderuar ne kete organizate eshte ne rritje. Kjo rritje ndikon qe ndihma ndaj vendlindjes te shtohet. Berishaj tha se Fondi eshte i hapur per te gjithe pa marre parasysh sa do te jene donacionet qe ata mund te kontribojne. Fondi eshte i hapur per ata qe jane vullnetmire dhe te predisponuar per te ndihmuar vendin e vet. Apeli i udheheqesise se ketij Fondi eshte qe sa me shume mergimtare te afrohen me synimin e vetem qe te ndihmohet vendlindja dhe te gjithe ata qe jane ne situata nevojtare.

Fondi Humanitar "Malesia" nuk eshte nje organizate e izoluar apo e privatizuar si mund te kene krijuar pershtypjen disa, por nje alternative ku secili eshte i mireseardhur te jap kontributin e vet. Synimi i Kryesise se Fondit Humanitar "Malesia" eshte qe te angazhohet gjenerata e te rinjeve ne menyre qe Fondit t'i shtohet energjia dhe ashtu t'i mundesohet perspektiva e vijimsise. Kjo organizate eshte e fokusuar ne promovimin e arsimit ne gjuhen shqipe. Per kete arsye gjate periudhes afro njezet vjecare Fondi Humanitar "Malesia" ka akorduar nje numer te madh bursash, ku rreth 300 studente kane perfituar ndihma financiare.

Nga biseda qe patem me Mark Berishaj, ai tregoi interesim qe te vihet theksi me shume tek procesi i ndarjes se bursave, sepse shume here ka patur keqkuptime per shkak te mungeses se informimit adekuat. Seleksionimi i bursisteve behet ne disa faza. Per shkak te konkurences se madhe, edhe perzgjedhja eshte e veshtire, por metoda e vleresimit te studenteve behet ne menyre demokratike dhe me nje mbikeqyrje nga disa anetare per ta bere kete proces sa me demokratik dhe me transparent. Pas aplikimeve te studenteve behet grupimi i atyre qe plotesojne kushtet, qe do te thote te te gjithe atyre qe kane dokumentacionin e plote dhe kane noten mesatare ose me te larte me ate te percaktuar nga Kryesia e Fondit. Pas ketij procesi fillon renditja e studenteve duke marre parasysh disa perparesi kryesore, sic jane suksesi, nevoja ekonomike, aktiviteti dhe vecorite dhe ne fund ne baze te vleresimit behet renditja e studenteve ku me pas behet nje analize e cdo studenti me radhe. Sic u shpreh Berishaj, jo pake here kemi patur verejtje rreth menyres se perzgjedhjes se bursisteve edhe pse ky eshte nje proces demokratik dhe korrekt ne vetvete. Duke besuar ne shprehjen se "kush punon, gabon", Berishaj nuk e perjashton mundesine se gjate kesaj periudhe relativisht te gjate ne seleksionimin e bursisteve mund te jene bere edhe leshime, por asnjehere me ndonje qellim te keq. Ai tha se deri me sot jane ndihmuar rreth 300 studente, ku ndihma jone ka ndikuar pozitivisht ne rritjen e numrit te malesoreve qe u jane drejtuar univerziteteve, nga te cilet nje pjese e tyre edhe jane diplomuar. Deshira dhe shpresa e Fondit eshte qe studentet e diplomuar te kontribojne per vendlindjen e tyre qe ne ate menyre te rritet cilesia dhe niveli i shoqerise dhe gjithashtu te zbutet plaga qe shkakton emigrimi.

Per ekzistencen e nje organizate, pervec vullnetit dhe deshires per te punuar, gjendja financiare e saj eshte imperative. Fondi Humanitar "Malesia" per anetaret e vet ka caktuar nje anetaresi vjetore prej 500 dollaresh qe ne kete menyre te grumbullohen nje numer i konsiderueshem i fondeve te nevojshme per arritjen e objektivave vjetore te kesaj organizate. Sipas Kryetarit te Fondi Humanitar "Malesia" eshte e rendesishme te theksohet se pagesa per anetaresine vjetore nuk duhet te jete pengese per anetaret e rinj qe deshirojne te afrohen pran ketij Fondi, sepse mund te kontribojne ne menyra tjera per te ndihmuar ne arritjen e objektivave te Fondit. Per sa i perket financimit dhe mbledhjes se fondeve, Fondi Humanitar "Malesia", pervec anetaresimeve vjetore qe ne te vertete nuk jane te mjaftueshme per arritjen e objektivave qe ky Fond i ka vene vetes, vitet e fundit eshte marre nje iniciative per nje menyre te re per grumbullimin e fondeve. Sipas z. Berishaj, gjate disa viteve te fundit, po behet nje perpjekje per rritje fondesh. Kjo menyre e re po realizohet nepermjet darkave te ndryshme, sidomos tashme eshte bere tradicionale darka gjate festave te fundvitit qe organizohet disa dite para Krishtlindjeve. Fondet qe mblidhen ate nate si dhe hereve te tjera te gjitha shkojne per bemiresi: ne ndihme te studenteve, familjeve me veshtiresi ekonomike si dhe te individeve te prekur nga semundjet e ndryshme. Gjithashtu nuk duhet harruar te theksohet se pervec ndihmave qe ky Fond jep per studentet, familjet ne nevoje dhe individe te ndryshem, Fondi ka bashkepunuar dhe ndihmuar edhe disa organizata joqeveritare qe veprojne dhe punojne ne territorin e Malesise, keshtu qe disa nga aktivitetet kulturore te tyre jane financuar pikerisht nga kjo organizate, duke u shtrire doren e ndihmes organizatave ne Malesi qofshin ato kulturo-artistike apo te ndonje natyre tjeter.

Z. Berishaj ne fund te bisedes sone u shpreh se Fondi Humanitar "Malesia" do t'i mbetet gjithmone besnik vendit te vet dhe do te vazhoje punen me perkushtim per te ndihmuar trojet e te pareve. Ai edhe nje here e potencoi se Fondi Humanitar "Malesia" eshte i hapur per te gjithe dhe se asnje person nuk ka arsye ta shoh Fondin te izoluar, por dere mirepritese per te gjithe, ne vecanti per gjeneraten e re dhe te gjithe ata qe respektojne parimet dhe statutin e kesaj organizate.

Leke Gjolaj si nje nder iniciatoret fillestar dhe kontribuesit kryesor, te ardhmen e kesaj organizate e shef me optimizem. Sipas tij, njerezit do te ndergjegjesohen dhe do te mesohen me kulturen e bemiresise dhe do ta kuptojne rendesine e saj ne jeten tone shoqerore.